Kjo është pa dyshim pyetje që vlen miliona dollarë në Camp Nou. Përgjigja nuk është e thjeshtë, megjithëse, ata kanë filluar të ndërtojnë një hipotezë rreth lëndimit të Osmane Dembeles.

Për të filluar, lojtarin e ri 20 vjeçar nuk e ndihmojnë në asnjë mënyrë, sepse ende nuk ka një pjekuri të caktuar për të lexuar trupin dhe se nuk e di kur të ndalet.

Ernesto Valverde tashmë ka dhënë një përgjigje për mënyrën se si është lënduar kundër Getafes, duke e fajësuar për një gabim të adoleshentëve. “Ai nuk e dëgjonte trupin dhe nuk ishte mirë, por dëshironte të luante”, kishte thënë trajneri Barcelonës.




Por, ka edhe aspekte të tjera që brenda klubit besojnë se janë shkaktar të lëndimit të shpeshtë të ish-lojtarit të Borussia Dortmundit. Më e rëndësishmja është se lojtari nuk mund të kryejë një para-sezonç normalë, pasi që u rebelua te klubi gjerman dhe ka munguar disa ditë në stërvitje. Kjo situatë, pa dyshim, e detyroi lojtarin të bënte përgatitje jo të rregullta para se të arrinte në Barcelonë, duke paguar edhe ankthin e debutimit sa më të shpejt me ekipin e ri.

Një aspekt tjetër që është studiuar është se Dembele nuk luan në Barça si te Borussia. Funksionet e tyre kanë ndryshuar shumë dhe mund të dëmtojnë aspektin fizik. Te ekipi gjerman, ai luante në fazën e sulmit, kështu që funksionet e tyre mbrojtëse ishin shumë të kufizuara. Megjithatë, tani puna e tij mbrojtëse është shumë më e rëndësishme kur vjen puna te katalunasit.




Ky aspekt i ri, i cili kërkon një ritëm të lartë fizik, mendohet se është faktor kryesor për lëndimet e shpeshta të futbollistit.

Aspekti mendor gjithashtu ka rëndësi, pasi ka pësuar një dëmtim prej më shumë se tre muaj e gjysmë që e detyroi të kalonte nëpër sallën e operacionit dhe është ketë një komponent i rëndësishëm psikologjik, e cila i shkakton një dozë frike në rikthimin pas lëndimit.

Ndryshe, Dembele kaloi në radhët e skuadrës së spanjollëve për shumën prej 100 milionë euro plus disa bonuse në fund të vitit që do të kapin shifrat e 40 milionëve.

Previous Next