Disa ditë më parë, shumë media spekulonin se Real Madridi mund ta rikthejë në skuadrën e tyre James Rodriguez gjatë kësaj vere pas formës së mirë që po kalon kolumbiani këtë sezon.

Megjithatë kontrata e dy klubeve për huazimin e James në Bayern është e vlefshme deri në qershor të vitit 2019 dhe kështu klubi madrilen nuk mund të bëjë asgjë për t’a rikthyer atë në radhët e veta gjatë verës së ardhshme.
Kushtet e kontratës së transferimit të lojtarit në Bayern Munchen u filtruan nga Football Leaks në verën e kaluar me një dokument prej 31 faqesh. Sipas kësaj kontrate, Real Madridi dhe Bayerni kanë nënshkruar huazimin e tij për dy sezone deri në verën e vitit 2019, për të cilën klubi Bavarez duhet të paguaj 6.5 milionë euro për sezon. Pra, James do të qëndrojë në Bayern dhe nuk do të kthehet në Madrid gjatë kësaj vere.

Previous Next