2014-a ishte viti që UEFA ndërmori masa ndëshkimore kundrejt Paris Saint Germain për shkelje të Fair play-t financiar, me një gjobë prej 60 milionë eurosh dhe tashmë duket se ngre dyshime të reja lidhur me klubin francez.
Qeveria e Futbollit europian është duke përpiluar një skemë të re, që do t’i lejojë një akses dhe kontroll më të madh të llogarive të klubit dhe ashtu siç raporton Journal Du Dimanche, njëherazi është duke shqyrtuar edhe fondet që PSG-ja ka arkëtuar nga kontratat e sponsorizimeve.
E përditshmja franceze publikon një raport, i cili shpjegon se UEFA ka marrë disa sinjalizime dhe informacione nga një burim i fshehtë lidhur me vlerën reale të që PSG-ja ka nënshkruar me sponsorët e Katarit, raport i cili flet qartazi për diferenca të mëdha nga shifrat që klubi ka deklaruar për këto kontrata.
Hetimi tashmë ka nisur zyrtarisht dhe përgjigja e tij pritet në muajin mars.

Previous Next