Wayne Rooney ka thënë se është kënaqësi ta shihni lojën e "Citizens".

Wayne Rooney rrezikon ta hidhërojë ish ekipin e tij, Manchester United me lëvdatat për Manchester Cityn.

Sulmuesi anglez ka thënë se është kënaqësi ta shihni lojën e “Citizens”.

“Nuk është mirë ta them, ama nëse nuk mund ta shijosh atë stil të lojës [së Man Cityt], atëherë nuk të pëlqen futbolli. Është fantastike ta shikosh; lëvizjet, vetëbesimi me topin në këmbë, pastaj portieri [Edersoni]. Nganjëherë është pothuajse futboll i përkryer”, ka thënë sulmuesi anglez i Evertonit.



Previous Next