Selektori i Francës, Didier Deschamps ka njoftuar se Paul Pogba nuk është i lumtur në Manchester United.

Mesfushori ka kaluar një periudhë të vështirë së fundmi ku përveç lëndimit ka mbetur jashtë formacionit bazë të ekipit edhe për arsye teknike të trajnerit Jose Mourinho.

“Pogba nuk është i lumtur në Manchester United”, deklaroi Deschamps nga përgatitjet e Francës për javën e ndeshjeve ndërkombëtare.

“Arsyet mund të jenë të ndryshme. Por, sigurisht se nuk mund të jetë i lumtur për shkak të asaj që është duke kaluar te klubi i tij”, u shpreh ai.

Previous Next