Luke Shaw pritet të largohet nga Manchester United.

Mbrojtësi nuk është duke zënë vend në formacionin e trajnerit Jose Mourinho dhe ka filluar kërkimin për një klub të ri.

“The Evening Chronicle” raporton se Shaw ka ofertë për transferim te rivali nga Premierliga, Chelsea.

“Blues” që dështuan në transferimin e Alex Sandros nga Juventus, tani kanë hyrë në garë për blerjen e Shaw.

Newcastle United po ashtu ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë nga Old Trafford.

Previous Next