Manchester United po përgatit një ofertë prej 89 milionë funte për portierin e Barcelonës Marc-Andre ter Stegen, raporton Don Balon.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të pasuesit te David de Gea-s, i cili verën që vjen duket se do të transferohet te Real Madridi.

Menaxheri i klubit nga “Old Traffordi” raportohet se dëshiron ‘gardianin’ e Barcelonës zëvendësues te spanjollit.Siç shkruajnë mediat në ishull, tashmë United është duke përgatitur ofertën prej 89 milionë funte për gjermanin, i cili po bën sezon të shkëlqyer me Barcelonën.

Previous Next