Dembele i pakënaqur nga besimi i Barcelonës, pranon ti bashkohet Aubameyangut Ousmane Dembele nuk e ka harruar mikun e tij të vjetër dhe si pasojë dëshiron të ribashkohet me Pierre-Emerick Aubameyang. Dembele është krejtësisht i pakënaqur me nënvlerësimin që po ibëhet nga Valverde dhe Barcelona e tij dhe si rrjedhojë këtë verë mendon largimin dhe Arsenali është destinacioni i tij i mundshëm. Sipas Don Balon, mungesa e minutazhit do të përkeqësohet edhe më shumë nëse Antoine Griezmann vjen në skuadër në verë. Dembele do të ribashkohej me Pierre-Emerick Aubameyangun tek Arsenali, shok ky me të cilin shkëlqyen të dy tek Dortmund.

Previous Next