Ernesto Valverde në kampanjën e tij të parë si trajneri i Barcelonës, nuk ka arritur të shkojë më lartë se çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.
Humbja ndaj Romës me rezultat 3-0, duke e humbur epërsinë prej ndeshjes së parë që fituan 4-1, tregon që në klub ka probleme.
Marca ka renditur 10 arsyeje se pse Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
1.Largimi i Neymarit
Vera ishte shumë e nxehtë për kataluansit. Ata humbën njërin rej lojtarëve më të mirë në botë, pasi Neymar kaloi te PSG.
2.Blerje katastrofale në afatin kalimtar verë
Pasi Barcelona e shiti Neymarin, kërkonte Marco Verratti dhe Philippe Coutinho, pastaj edhe Ander Herrera e Angel Di Maria, por që asnjë nuk erdhi.
3.Objekivat e gabuar në afatin kalimtar dimër
Janari erdhi shpejtë dhe përsëri Barcelona nuk e kishte idenë me blerjet. Erdhi Coutinho që nuk kishte të drejt të luante në Ligën e Kampionëve dhe Yerry Mina.
4.Valverde nuk i pushon lojtarët
Edhe pse kampionati pothuajse është siguruar, Valverde ka qenë në ndjekje të rekordit, duke mos i pushuar lojtarët kryesor.
5.Mbështetje e vogël për Lionel Messin
Argjentinasi ka qenë sensacional këtë sezon, duke e bartur i vetëm Barcelonnë mbi supe. Luis Suarez nuk ka qenë mbështetës si në të kaluarën.
6.Transferime që nuk e përmirësuan skuadrën
Ata harxhuan 320 milionë euro në lojtarë që nuk kontribuuan në ekip. Coutinho nuk luajti në Evropë, Ousmane Dembele u lëndua, ndërsa forma e Paulinhos zgjati vetëm tre muaj.
7.Valverde pak besim në bankën rezervë
Trajneri nuk ka besuar shumë në bankë. Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Andres Iniesta dhe Jordi Alba kishin besimin e plot.
Paco Alcacer, Denis Suarez dhe Yerry Mina nuk luajtën fare.
8.Lojtarët nuk mësuan nga gabimet e tyre
Ajo që ndodhi në Romë Barcelonës i ka ndodhur edhe para një viti me humbje të thella si kundër Juventusit po ashtu edhe kundër Paris-Saint Germain në vitin 2017.
9.Rënia e formës në mënyrë të papritura
Samuel Umtiti dhe Paulinho kanë pasur rënie alarmante të formës. Umtiti ishte sensacionale në pjesën e parë të sezonit, por nuk ka qenë i njëjtë pas kthimit. Paulinho është duke rënë përsëri në lojtarin që ishte te Tottenham .
10.Mungesa e vetëkritikës
Messi dhe rezultatet në LaLiga mbuluan të metat e ekipit. Ata filluan të tregonin shenja të lodhjes, por trajneri nuk bëri asgjë.
Pavarësisht një performance të përzier në ndeshjen e parë kundër Romës, Valverde vlerësoi ekipin e tij kur në fakt kishin bërë gabime të shumta.

Previous Next