Futbollisti uellsian mund të largohet në verë nga Bernabeu.
Gareth Bale nuk i ka më marrëdhëniet e mira me Real Madridin ashtu siç ishin në fillim dhe tani ai ka probleme edhe me trajnerin Ziendine Zidane.
Francezi vendosi ta zëvendësonte uellsianin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, pas vetëm 45 minutave lojë, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Balet.
Sipas mediave spanjolle, me situatën e krijuar ish-lojtari i Tottenham mund të rikthehet sërish në Premier Ligë për sezonin e ardhshëm pasi është duke u monitoruar nga afër nga Jose Mourinho.
Sinjalet për shitjen e 28-vjeçarit, që në 2013 i kushtoi spanjollëve plot 100 milionë euro, sa vijnë e bëhen më të forta.
Pavarësisht paraqitjeve të tij me fanellën bardhë, Manchester United është gati ta marrë lojtarin gjatë afatit kalimtar të verës.

Previous Next