Dy fitoret në miqësoret e marsit, kanë bërë që përfaqësuesja jonë të ketë një ngjitje në renditjen e FIFA-s.
Kosova ka pasur një muaj mjaft të suksesshëm në ndeshjet e përfaqësueses, ku ka fituar ndaj Madagaskarit dhe Burkino Fasos, ndeshje këto të zhvilluara në Francë.
Këto suksese i kanë ndihmuar “Dardanëve”, të fitojnë plot 24 pozicione në renditjen e FIFA-s që është publikuar sot për këtë muaj. Tani Kosova është në vendin e 152-të në renditje.
Edhe kombëtarja e Shqipërisë ka fituar dy pozita, ndonëse është mposhtur 0:1, në miqësoren ndaj Norvegjisë, në Elbasan Arena. Kuqezinjtë renditen në pozitën e 56-të.
Vendi i parë vazhdon të mbahet nga Gjermania, e cila ndiqet nga Brazili dhe Belgjika. Top-10shen e mbyllin, Portugalia, Argjentina, Zvicra, Franca, Spanja, Kili dhe Polonia.

Previous Next