Liverpool duket se më në fund ka gjetur njeriun e duhur për mbrojtën e tyre.
Virgil Van Dijk, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, kaloi në Liverpool në Janar të këtij viti për rreth 82 milionë euro. Dyshimet ishin të mëdha, shuma dukej e tepruar, mirëpo performancat e holandezit po i justifikojnë milionat e shpenzuar. Qendra e mbrojtjes ishte problemi kryesorë i Jurgen Klopp dhe duket se gjithçka tashmë është rregulluar me ardhjen e 27 vjeçarit. Këto janë statistikat që nga ardhja e Van Dijk në Liverpool: 10 gola të pësuar – Më së paku në Premier Ligë. 11 herë portën e paprekur – Më së shumti në Premier Ligë. 7 herë radhazi portën e paprekur në Premier Ligë, si vendas.