Sulmuesi francez duket se është afër largimit nga Manchester United. 

Anthony Martial nuk ka vend në planet e Jose Mourinhos. Që nga ardhja e portugezit, minutat e 22 vjeçarit janë në rënie dukshëm. Klubi ka vendosur çmimin prej rreth 95 milionë eurove për Martial. Kjo shifër duket se ka alarmuar klubet evropiane dhe pritet ndonjë ofertë për francezin, sipas “Daily Star”. Agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se dëshiron lëvizjen e klientit të tij nga Old Trafford dhe janë në pritje të ofertave.

Previous Next