Një tjetër ofertë në adresë të Milanit për futbollistin spanjoll.

Roma është e gatshme të provojë gjithçka për ta bindur Milanin, që të lejojë transferimin e Susos në kryeqytetin Italian.

Verdhekuqtë janë gati të ofrojnë 18 milionë euro plus mesfushorin Diego Perotti.

Por ky shkëmbim do të varej edhe nga dëshira e 24-vjeçarit Suso, si edhe nga përgjigjja që do të japë braziliani Bernard, i cili do të mund të transferohet te Milani në ditët në vazhdim.

Megjithatë përgjigjen përfundimtare, drejtuesit e Milanit do ta marrin pasi të konsultohen me Suson, i cili më herët ka shprehur dëshirën të largohet nga kuqezinjtë, pasi nuk është i bindur për projektin e këtyre të fundit.

Previous Next