Manchester United ka korrur një fitore në ndeshjet miqësore në kuadër të International Champions Cup.

Djajtë e Kuq triumfuan para shikuesve të pranishëm në stadiumin e Miamit kundër Real Madridit me rezultat 2-1.

Jose Mourinho u shfaq para mediave pas ndeshjes kundër Los Blancos duke thënë se me rëndësi ishte fitorja.

“Ne luajtëm një lojë të mirë me shumë djem të rinj edhe kundër një Real Madridi të mirë, rezultati nuk është i rëndësishëm pasi kishte shumë zëvendësime. Madridit i mungonin lojtarë të rëndësishëm si Varane, Modric, Marcelo … Do të ishin të rëndësishëm në gara zyrtare, por jo edhe sot. Cristiano është lojtar i madh, por Madridi është më i madh se çdo lojtar”, tha ai.

Pas kësaj, United ka pesë pikë në renditjen tabelore gjersa kjo ishte ndeshja e parë e Realit dhe ka mbetur pa pikë.

Në takimin e radhës Manchesteri do të takohet me Bayern Munichun gjersa kampionët e Evropës do të takohen me Juventusin.

Previous Next