Real Madridi do të takohet sot me Modricin për ta sqaruar të ardhmen e lojtarit, pas interesimit të Interit, shkruan Marca.
Klubi italian është përfolur shumë në kohët e fundit për një transferim të Modricit, mirëpo Reali i ka refuzuar deri më tani ofertat për yllin e tij.
Klubi spanjoll dhe Modric priten të takohen dhe të bisedojnë sot për mundësin e vazhdimit të kontratës apo edhe dëgjimit të dëshirës së mesfushorit, e cila thuhet se është largimi nga Bernabeu.