Futbollisti kroat, Nikola Kaliniq, e zyrtarizoi sot transferimin e tij nga Milan dhe Atletico Madrid.
Me të kuptuar këtë, fansat e gjigantit italian iu hodhën në sulm një përdoruesi të verifikuar të rrjetit social Twitter, me emrin Nikola Kaliniq, duke e fyer, ngacmuar e kritikuar.
Mirëpo, ai kishte qenë një tjetër personalitet me emër dhe mbiemër të njëjtë – i cili luan për Fenerbahçen por si basketbollist.
“Unë s’jam futbollist”, ka qartësuar basketbollisti serb me një postim në Twitter.
I am not a football player.
— Nikola Kalinic (@nikola_kalina) August 8, 2018