Asociacioni më i madh i futbollit evropian, UEFA, ka publikuar nominimet për lojtarët më të mirë të sezonit 2017/18 në Ligën e Kampionëve. 

Këtu përfshihen garat për portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë të sezonit.




Kampioni aktual, Real Madridi, dominon në këtë garë me shtatë lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipit gjatë sezonit të kaluar.

Madje, të nominuarit për mbrojtësin më të mirë janë të gjithë lojtarë të Realit, njofton Klan Kosova.

Los Blancos fituan titullin më të famshëm evropian për të tretën herë radhazi duke radhitur gjithsej 13 të tillë në sirtarin e tyre.

Ata mposhtën Liverpool-in me rezultat 3-1 në finalen e zhvilluar në Kiev të Ukrainës.



Portieri më i mirë:

Alisson Becker (Roma, tani në Liverpool)

Keylor Navas (Real Madrid)

Gianluigi Buffon (Juventus, tani në PSG)



Mbrojtësi më i mirë:

Raphael Varane (Real Madrid)

Marcelo (Real Madrid)

Sergio Ramos (Real Madrid)



Mesfushori më i mirë:

Luka Modric (Real Madrid)

Kevin De Bruyne (Manchester City)

Toni Kroos (Real Madrid)



Sulmuesi më i mirë:

Mohammed Salah (Liverpool)

Cristiano Ronaldo (Real Madrid, tani në Juventus)

Lionel Messi (Barcelona)

Previous Next