Mesfushori kilian do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën katalanase. Barcelona ka bindur mesfushorin Artur Vidal për t’iu bashkuar skuadrës së Ernesto Valverdes.

Ende nuk është asgjë zyrtare, por në Spanjë e bëjnë të kryer, të paktën marrëveshjen e klubit me lojtarin.

Kontrata e kilianit do të jetë 3-vjeçare.Tashmë Barcelona duhet të arrijë marrëveshjen me Bayernin Munichun, që e ka shprehur vullnetin për ta shitur mesfushorin.

Shifra që pritet të paguajë Barcelona për mesfushorin është nën 20 milionë euro.

Vidal tashmë është 31 vjeç dhe për bavarezët mund të jetë një shifër e kënaqshme, edhe pse në media është raportuar se duan 30 milionë euro për kartonin e tij.

Dëshira e madhe e Barcelonës, ka qenë mesfushori Adrien Rabiot, por pasi dështuan të bindin Paris Saint-Germain, kthyen vëmendjen te Vidal.

Previous Next