Mungesa e dy yjeve të futbollit në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të FIFA-s është kritikuar shumë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë zgjedhur të mos udhëtojnë drejt Londrës, aty ku mbrëmë janë ndarë çmimet e FIFA-s. Vetë qeveria botërore e futbollit ka akuzuar të dy yjet e këtij sporti, për mungesën që kanë bërë në këtë ngjarje. “Zgjedhja e tyre për të mos ardhur në këtë ngjarje është diskreditim ndaj futbollin, por ndoshta ata nuk e dinë një gjë të tillë”, ka thënë një përfaqësues i FIFA-s për gazetën Marca. Edhe ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello ka kritikuar të dy lojtarët. “Është mungesë respekti, duhet të jesh i pranishëm edhe kur fiton por edhe kur humbet”, ka theksuar ai. Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit i është dhënë kroatit Luka Modriq.

Previous Next