Klubi katalanas ka reaguar ashpër për përjashtimin e mbrojtësit në ndeshjen e fundjavës.

Barcelona është dashur që të luajë me 10 futbollistë që nga minua e 35-të e takimit me Gironan të dielën, sfidë kjo që u mbyll në barazim 2-2. Ishte mbrojtësi Clement Lenglet ai i cili u përjashtua me karton të kuq direkt pasi gjyqtari Gil Manzano u konsultua me VAR-in. Ndonëse në xhirim dukej se ndërhyrja e mbrojtësit ishte e paqëllimshme gjyqtari e largoi nga fusha Lenglet. Tani Barcelona ka vendosur ta apelojë vendimin për suspendim, në mënyrë që Lenglet të luajë duke filluar që nga java tjetër.

Previous Next