Portieri i Liverpool, Alisson Becker, javën e kaluar bëri bujë në rrjetet sociale, pas një veprimi akrobatik.

Sot, braziliani provoi përsëri të kënaqte publikun me pakëz spektakël, mirëpo tashmë po bënë bujë për gabimin e tij fatal. Duket se kjo do të jetë hera e fundit për Alisson që tenton gjëra të tilla, pasi në një intervistë pas ndeshjes është shprehur se do të marrë mësim nga gabimi që bëri. “Jam i nevrikosur që bëra një gabim dhe futa skuadrën në situatë të vështirë. Kur njëri bën gabim, ndikon tek të gjithë. Është pjesë e lojës timë (loja me këmbë) ,mirëpo, nuk do të bëhem arrogant e të them se do të vazhdoj ta bëjë atë gjë. Duhet të mësojmë nga gabimet”, ishin fjalët e Becker.
Liverpool megjithatë arriti të marrë pikë të plota në takimin ndaj Leicester dhe tashmë prinë në tabelë me totalin e pikëve në katër ndeshje (12).

Previous Next