Zikaltërit kanë arkëtuar pikët e plota në udhëtimin në ‘Renato Dell Ara’, duke e mposhtur 0-3 Bolognan.

Inter këtë ndeshje e nisi pa kapitenin Icardi, që u lëndua pak momente para fillimit të ndeshjes. Golat që i sollën fitoren skuadrës së Luciano Spallettit erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes.
Gjithçka filloi me Radja Nainggolan, që shënoi për 0-1 në minutën e 67’.... Antonio Candrevas iu deshën tre minuta në fushë, për të shënuar për 0-2 në minutën e 82’. Ndërsa në minutën e 85’, Inter shënoi edhe golin e tretë për 0-3, me anë të kroatit Ivan Perisic. Me këtë fitore, Inter tani renditet në vendin e pestë me katër pikë, ndërsa xhiron e ardhshme pret në ‘San Siro’ skuadrën e Parmës.

Previous Next