Trajneri i Kosovës i është adresuar sot mediave në Baku Ai ka thënë se skuadra e Kosovës mund të cilësohet si një skuadër e re në moshë, por që ka një perspektivë shumë të mirë dhe të re përpara.

Challandes ka pranuar se Azerbajxhani është njëra prej Kombëtarëve favorite për e ka bërë të qartë se në Baku Kosova do të luaj për fitore. “Kosova ka një ekip të ri me lojtarë rinj por po rritet çdo ditë e më shumë. Më nuk ka ekipe të lehtë. Ne do të jemi në fushë për ta bërë gjen më të mirë të mundshme”, ka thënë ai. Gazetarët e kanë pyetur Challandes për mungesën e Valon Berishës si dhe të Besar Halimit. “Valoni është duke vuajtur nga një lëndim, kurse Besari pritet që ti bashkohet Kosovës për ndeshjen e radhës. Favoritë absolut nuk ka dhe secili ekip dëshiron të kualifikohet e pse jo edhe ne”, ka thënë Challandes.

Previous Next