Lionel Messi, pavarësisht famës dhe angazhimeve të shumta sportive, e bën më së miri detyrën e babait shembullor.

Kjo konstatohet sidomos kur merr fëmijët e tij në shkollë, në ditën e parë…, sikurse ndodhi së fundi me të birin e tij, Mateo. Ylli i Barcelonës, 31 vjeç, postoi në Instagramin e vet një foto me Mateo dhe Thiago, ky i fundit nën uniformën e shkollës shkruan telesport. “Mundo Deportivo” raporton se Messi shkoi në shkollën e fëmijëve të tij me bashkëshorten, Antonela Roccuzzo, e cila në këtë rast kishte për detyrë të bënte këtë foto. Çifti ka tre djem, pasi Antonella lindi Ciro në mars të këtij viti.

Previous Next