Julen Lopetegui ka paralajmëruar Lionel Messi-n të mos nënvlerësojë Real Madrid-in e tij.

Ylli i Barça-s ditën e hënë është shprehur se me largimin e Ronaldo-s Real është dobësuar, duke shtuar se nuk e priste largimin e portugezit i cili tashmë luan tek Juventus. Në përgjigje të deklaratës së Messi-t, Lopetegui rrëfehet për Onda Cero: “Nuk do të dyshoja te lojtarët e Real Madrid. Kemi bërë mirë por është akoma herët. “Kemi nëntë pikë nga nëntë të mundshmet dhe tani duhet të reflektojmë. Lojtarët duhet të rikthehen të shëndetshëm dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. “Objektivi ynë këtë sezon është t’i fitojmë të gjitha. Në kampionat duhet të jesh gjithmonë në formë pasi aty fiton ekipi që tregon më shumë qëndrueshmëri".

Previous Next