Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se goli i fitores 2:1 nga Milan erdhi pas një gabimi nga mesfushori Daniele De Rossi. 

‘Kuq e zinjtë’ morën fitoren me golin e Patrick Cutrones në sekondat e fundit të kohës shtesë. “De Rossi kishte mbetur pas, në vend se të dilte përpara për ta zënë kundërshtarin në pozicion jashtë loje. Mori një vendim të gabuar, mëkat”, deklaroi Di Francesco për ‘Sky’. “Njësoj si në ndeshjen e xhiros së shkuar ndaj Atalantas, edhe tani i kemi dhuruar një pjesë loje kundërshtarit”, theksoi ai.

Previous Next