Ish trajneri i Barcelonës i cili tashmë është nën drejtimin e kombëtares spanjolle, ka vënë rregulla të reja për lojtarët.

Ai ka limituar kohën e lirë të lojtarëve. Në plan programin ditorë, nuk figuron koha e lirë për lojtarët. Ata duhet të qëndrojnë me bashklojtarët pas drekes. Ai gjithashtu ka ndaluar përdorimin e telefonave në kohën e drekës. Më tej ai ka vazhduar duke ndryshuar planet e udhëtimit. Lojtarët më nuk do të ndalen në Madrid pas ndeshjeve. Menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, lojtarët do të fluturojnë drejt Elches, ku më 11 shtator do ta luajnë ndeshjen ndaj Kroacisë.
Duket se Enrique ka sjellur një frymë tjetër nga ajo e Lopeteguit.

Previous Next