PSG dhe Liverpool janë shortuar në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve.

Në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Napoli dhe Crvena Zvezda, por, kryendeshja e grupit pritet të jetë ajo mes PSG e Liverpool. Së fundmi ishte ylli brazilian i PSG, Neymar, ai që ka lëshuar disa komente rreth skuadrës angleze.
Ai ka folur për parashikimet e Premierligës dhe ka dhënë mendimin e tij se kush do ta fitojë ligën. Ai madje ka lënë jashtë top katërshes skuadrën e Jurgen Klopp.
“Është kompeticion i vështirë, por mendoj se Manchester City do ta fitojë. United përfundon në pozitën e dytë, Chelsea në të tretën dhe Tottenham në pozitën e katërt” ishin fjalët e Neymar.
Këto fjalë mesiguri se do t’i nevrikosin tifozët e Liverpool.

Previous Next