Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, është i katërti në histori të Premierligës që i fiton pesë ndeshjet e para në stinor, dhe është italiani i dytë pas Carlo Ancelotti.

Sarri erdhi në këtë verë si zëvendësues i Antonio Contes në Chelsea, dhe është duke e vërtetuar këmbënguljen e drejtuesve të klubit londinez për ta emëruar si trajner të tyre. Pas ardhjes së italianit, Chelsea e ka startin më të mirë në Premierligë bashkë me Liverpoolin. Sarri është italiani i dytë pas Ancelottit, i cili e bëri gjënë e njëjtë në Chelsea në stinorin 2009-10. Pep Guardiola e arriti këtë me Manchester Cityn, ndërsa Craig Shakespeare është trajneri tjetër që e bëri të njëjtën gjë me Leicester Cityn në vitin 2017.

Previous Next