Eden Hazard ka shënuar hat trick në ndeshjen ndaj Cardiff City dje, në fitoren 4:1 të Chelseas.
Pas ndeshjes, lëvdata për lojtarin erdhën nga trajneri Maurizio Sarri, i cili edhe shpjegoi pak a shumë mënyrën e lojës së belgut, nën urdhrat e tij. “Kam folur me të edhe dje dhe i kam thënë se ai mund të shënojë 40 gola. Por, ai duhet të shpenzojë më pak energji larg portës kundërshtare dhe të fokusohet në 25 metrat e fundit. Kur ne kemi topin nën kontroll, ai ka kontakt me topin 5 deri në 6 herë” ishin fjalët e strategut italian. Eden Hazard duket se po i rikthehet lumturia në skuadrën e Chelsea dhe me gjasë do të vazhdojë së paku edhe këtë vit me londinezët.