Frenkie de Jong, talenti i Ajax Amsterdam duket se i ka dhënë shenja pozitive skuadrës së Barcelonës. Përfaqësuesi holandez ka qenë i lidhur me zërat që flitnin rreth një kalimi të mundshëm të lojtarit në “Camp Nou”.
Së fundmi ka qenë edhe vet de Jong që ka shprehur haptazi dëshirën për të luajtur krahas Lionel Messi. “Do të doja të luaja me Messin ndonjë ditë. Kur ishim me pushime në Spanjë, gjyshi im më bleu fanellën e Messit, me numër 30 asokohe. Ai e dinte se unë e pëlqeja Messin”. Ishin fjalët e 21 vjeçarit. Ende nuk ka diçka zyrtare nga asnjëra palë, mirëpo kjo deklaratë e lojtarit hap shumë dyer.