Aaron Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e klubeve të mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea.
Mesfushori i Arsenalit është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez.
Megjithatë, ai dhe drejtuesit e Arsenalin nuk po arrijnë marrëveshje rinovimi dhe pritet të largohet në verë si lojtar i lirë. Largimi i tij si lojtar i lirë ose edhe për një shifër të ulët në janar ka bërë shumë klube të interesohen për shërbimet e tij. Sipas mediumit anglez Express.co.uk, Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e Unitedit dhe Chelseat. Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë për skuadrat angleze, pasi ka konkurrencë të mëdha nga gjigantët evropianë. Në garë për shërbimet e tij janë edhe skuadrat italiane si Juventusi dhe Milani, ndërsa pëlqehet edhe nga Bayern Munichu dhe Valencia.