Sulmuesi i huazuar tek Valencia, Michy Batshuayi , ka gjetur vetën mjaft mirë në La Liga.

22 vjeçari ka thënë se huazimi është në favor të tij dhe se do t’i ndihmojë që të kthehet tek Chelsea si një lojtar më i mirë. “Ky huazim është i rëndësishëm për formimin tim si lojtar, të tregoj sa jam i mirë dhe të kthehem tek Chelsea si lojtar më i mirë. La Liga më përshtatët sepse luhet futboll teknik dhe unë jam lojtar teknik. Besoj se mund të përshtatem në të gjitha ligat. Në Gjermania e Anglia ishin të përshtatshme gjithashtu” ka thënë sulmuesi belg. Gjithashtu lojtari ka bërë të ditur se ende nuk ka diskutuar me Maurizio Sarrin apo ndonjë zyrtar të skuadrës londineze.

Previous Next