Pep Guardiola do të ishte gjithmonë i mirëpritur nëse rikthehet në klub ka thënë Josep Bartomeu.

“Ai është një gjeni dhe dyert për të janë të hapura kurdo që ai dëshiron të kthehet. Kur dëgjova se ai ka dëshirë që në të ardhmen ta marr La Masian nën kontroll, ishte lajm perfekt për mua. Kjo është ajo që i kemi thënë kur është larguar duke thënë se nuk po e përballon presionin. Rikthimi i tij do të ishte lajm i mrekullueshëm për ne” ishin fjalët e presidentit. Kujtojmë se Barcelona e Guardiolas ishte një nga skuadrat më të mira që njeh historia e futbollit.

Previous Next