Belgjika pa dyshim është njëra nga kombëtaret më të forta aktualisht në futboll.

Belgët arritën deri në gjysmë finale të Botërorit Russia 2018, ku u mposhtën nga Franca. Lojtarë si Eden Hazard, Kevin De Bruyne e Romelu Lukaku tregojnë mjaft për cilësinë e kësaj skuadre.


Një statistikë e jashtëzakonshme e belgëve po bënë bujë në internet. Që nga ardhja e trajnerit Roberto Martinez në krye të Belgjikës, në vitin 2016, ata numërojnë këso statistikash: 30 ndeshje të luajtura, 23 fitore, 5 barazime dhe vetëm 2 humbje. Ata kanë shënuar 89 gola dhe kanë pësuar vetëm 23. Me të vërtetë të jashtëzakonshme këto shifra.

Previous Next