Ku ka fjalë ka edhe diçka të vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar Paolo Maldini.

Legjenda e Milanit ka folur për transferimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit në Milan. Në fakt po bëhet fjalë për një rikthim të suedezit, pasi Ibrahimovic ka luajtur dy vite për Kuqezinjtë.


Maldini ka thënë se do të tentojë rikthimin e Ibrahimovicit në San Siro. “Ideja për të rikthyer Ibrahimovicin te Milani ka lindur që në verën e kaluar. Nuk ka asgjë të keqe nëse afrojmë një kampion të madh si Zlatan, një futbollist me personalitet dhe një ikonë e futbollit”, ka deklaruar Maldini. Ish-kapiteni legjendar i Milanit ka thënë se Ibrahimovic me Higuainin do të formonin një dyshe të frikshme. “Një ekip që synon të shkojë larg kudo ku luan ka nevojë për lojtarë si Ibrahimovic. Ai do të formonte një dyshe sulmi të shkëlqyer me Higuain, duke nxjerrë në pah aftësitë e njëri-tjetrit”, tha Maldini. Kësisoj Maldini konfirmoi se do të bëjë çmos për ta sjellë në Milano Ibrahimovicin. Ibrahimovic ka një kontratë deri në vitin 2020 me LA Galaxy, ndërsa Milani synon që gjatë muajit të ardhshëm të ulet me menaxherin Mino Raiola për ta diskutuar rikthimin e Zlatanit në San Siro.

Previous Next