Chelseat po i rrezikohet ylli i skuadrës, Eden Hazard, nga Real Madridi.

Për këtë, blutë e Londrës duket se kanë një plan si ta ruajnë lojtarin e tyre. Drejtuesit e klubit janë gati të ofrojnë 350 000 funte në javë, për ta mbajtur belgun në “Stamford Bridge”, raporton “express.co.uk” Palët kanë ngecur në negociatat për vazhdimin e kontratës dhe klubi janë të gatshëm të hapin përsëri bisedimet. Thuhet se drejtuesit e klubit janë të interesuar të fillojnë negociatat para Krishtlindjeve dhe të bëjnë ofertën e tyre prej 350 000 funtave në javë.

Previous Next