Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka gjetur fajtorin për humbjen befasuese në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid janë mposhtur 1:0 në udhëtim te CSKA Moscow në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.


Pas ndeshjes trajneri i Real Madridit ka thënë se mos shfrytëzimi i rasteve të panumërta i ka kushtuar skuadrës së tij. “Ne nuk kemi arritur të shënojmë edhe pas rasteve të panumërta që kemi pasur”, ka deklaruar Julen Lopetegui. “Dhjetë ditë më parë ne luajtëm një ndeshje të mirë ndaj Romës, kështu që nuk ishim fantastik, nuk ishin të pamposhtur, dhe as tani nuk jemi një ekip i keq”.

Previous Next