Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet për javën e dytë në Champions League.

Dueli që pritet të zgjojë më shumë interes do të jetë përballja anglo-spanjolle ndërmjet Manchester United dhe Valencias. Mediat në britani po përflasin se kjo është mundësia e fundit që Mourinho të reflektojë dhe të fitojë pasi në të kundërt do duhet të largohet nga Manchester United. The Times parashikon se Sanchez (i cili është përfituesi më i madh financiar në Premier League) dhe Lingard do të mungojnë sërish për Man Unitedin. Paul Pogba? Pavarsisht problemeve mes tij dhe Jose Mourinhos, francezi pritet të startojë në ndeshjen e sontme. “The Times” ka parashikuar formacionin e mundshëm të skuadrës angleze. Në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve, Man Unitedi regjistroi fitore, 3-0 ndaj Young Boys në Zvicër.

Previous Next