Muaji shtator ka qenë një pjesë e mirë e Wolves, që i mori 10 prej 12 pikëve të mundshme në Premierligë.


Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo e ka fituar çmimin Trajneri i Muajit në Premierligë, pasi skuadra e tij ishte e pamposhtur në muajin shtator.


Wolverhamptoni u ngrit në Premierligë në këtë stinor nga Championshipi, dhe aktualisht është në vendin e shtatë të tabelës, kurse në muajin shtator i ka marrë tri fitore dhe një barazim. E mposhti West Hamin, Burnleyn dhe Southamptonin, të gjitha këto fitore pa pranuar gol, ndërsa barazoi me Manchester Unitedin 1-1.

Ndërsa Ylli i Chelsea-t Eden Hazard është shpallur Lojtari i Muajit në Premierligë, për paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë muajit shtator.

Sulmuesi belg ka mposhtuar sulmuesin e Man City Raheem Sterling, atë të Leicester James Maddison, mbrojtësin e Wolves Willy Boly, sulmuesin e Arsenal-it Alexandre Lacazette dhe sulmuesit e Everton-it Gylfi Siggurdson. Hazard shënoi 5 gola në 4 ndeshjet e luajtura në Premierligë në shtator, duke përfshirë një tregolësh kundër Cardiff-it, përveç golit kundër Liverpool-it, me Chelsea-n që ruajti pathyeshmërinë sezonale. Një muaj më parë triumfoi Lucas Moura i Tottenham-it. Në fund, Goli i Muajit u shpall ai i shënuar nga Daniel Sturridge, që i vlejti Liverpool-it barazimin 1-1 ndaj Chelsea-t në Stamford Bridge, më 29 shtator. Për muajin gusht goli më i bukur ishte zgjedhur ai i shënuar nga mesfushori Jean Michael Seri për Fulham-in.

Previous Next