Një mungesë e madhe për trajnerin Bernard Challandes. Kosova do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe me disa mungesa.
Pas Hekuran Kryeziut i cili do të mungojë për shkak të kartonëve edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Benjamin Kololli nuk do të luajë në sfidën e së dielës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi: “Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të ripërtëritjes së sërishme gjatë ndeshjes Kosova – Malta, futbollisti i Kombëtares A, Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme Ishujt Faroe – Kosova. Shtabi teknik i ekipit kombëtar është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe”. Kujtojmë se Kololli mbrëmë realizoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Maltës.