Milan është rikthyer te fitorja dhe e ka bërë me një paraqitje bindëse dhe shumë të bukur në Reggio Emilia kundër Sassuolo, por arsyet përse Gennaro Gattuso duhet të jetë i lumtur nuk mbarojnë me kaq.

Trajneri kuqezi shumë shpejt mund të bazohet sërish te “El Pipita” Higuain, që pasi ka munguar në dy ndeshjet e fundit, si pasojë dëmtimi, do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit dhe do të jetë i gatshëm duke nisur nga ndeshja e së enjtes kundër Olympiacos. Problemi muskulor për 31-vjeçarin nuk ekziston më dhe teorikisht Gattuso do ta lërë pushim për ndeshjen nga Olympiacos, për ta pasur në 100% gati kundër Chievo. Lajme të mira vijnë edhe nga gjendja e Andrea Conti, që duket se është riaftësuar plotësisht dhe që në javën e ardhshme do të nisë punën me grupin. Në nëntor, Gattuso do ta ketë në dispozicion të plotë mbrojtësin që ka kaluar shumë probleme fizike.

Previous Next