Mbrëmjen e së shtunës është shkruar historia.
Gjibraltari ka fituar një ndeshje kompetitive për të parën herë në historinë e tij, duke mposhtur Armeninë me rezultatin e ngushtë 1-0 në Yerevan.
Ylli i Arsenal Henrick Mkhitaryan ishte i pafuqishëm për ta parandaluar fitoren e miqve, megjithëse skuadra e tij ka dominuar në 90 minuta lojë me mbajtje topi 78% dhe 35 goditje në portë. Një fitore me shumë fat e Gjibraltarit, që kaloi në avantazh me golin e Chipolina në minutën e 50-të. Padyshim që autori i këtij goli kaq të rëndësishëm do të mbahet mend gjatë në vendlindjen e tij.