Ndeshja kryesore është zhvilluar në "Old Trafford" mes Manchester Utd dhe Juventusit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës italiane me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së tretë të grupit H të Champions League.

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka pasur emocione për shkak se pas një kohe u kthye në "Old Trafford" dhe luajti kundër ish skuadrës së tij, Manchester Utd. Paulo Dybala vulosi fitoren e madhe te Juves pikërisht në minutën e 17-të. "Zonja e Vjetër" pothuajse është e kualifikuar, e cila kryeson grupin me 9 pikë, pesë më shumë se Manchester Utd dhe shtatë se Valencia dhe Young Boys është në fund me 1 pikë.




Previous Next