Jose Mourinho e ka vlerësuar lartë Juventusin pas fitores së skuadrës italiane në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United me rezultat 0-1.
“Në anën tjetër ka pasur cilësi të mëdha. Ndonjëherë njerëzit shikojnë kah Ronaldo apo Dybala, por në një ekip të madh ju duhet të shikoni kah Chiellini dhe Bonucci. Juventusi është ajo lloj skuadre që kur i keni përballë janë shumë të vështirë”, ka deklaruar Jose Mourinho pas ndeshjes.
Paraqitja e Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit e kanë impresionuar trajnerin Jose Mourinho. “Mendoj se rezultati do të ishte ndryshe nëse do të mund të përdorja Fellainin apo Sanchezin në 20 minutat e fundit. Por, nuk dua të hy në atë rrugë”, ka deklaruar Mourinho për ‘Sky Italia’. “Juve luajti mirë. Mendoj se z.Bonucci dhe z.Chiellini duhet të shkojnë në Universitetin e Harvardit për të dhënë mësim se si duhet mbrojtur”. “Të gjithë u përpoqën, të gjithë ishin të fortë mendërisht për të provuar deri në fund. Juventusi e ndjeu atë dhe në fund inkuadroi edhe një mbrojtës te Chiellini dhe Bonucci që ishin të jashtëzakonshëm”. “Ishte një ndeshje vërtetë e vështirë për ne. Mendova se do të mund të merrnim diçka por nuk ishte e mundur.
