Thierry Henry do ta ketë një karrierë të shkëlqyer si trajner sipas ish-bashkëlojtarit të tij, Robert Pires, i cili ka thënë se Henry ka marrë mësime nga Arsene Wenger dhe Pep Guardiola.
Legjenda e Arsenalit ka pas trajnerë të mëdhenj gjatë kohës sa ishte lojtar, dhe dje ai është emëruar trajner i ri i AS Monacos.
Wenger i ndihmoi atij që të bëhet një superyll në Angli, dhe Guardiola ia mundësoi që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën. “Thierry Henry kërkon pasion, është një gjë shumë e rëndësishme për të. Ai dëshiron të flasë me lojtarët për taktika”, ka thënë francezi Pires. “Ai ka mësuar shumë gjatë kohës sa ishte nen menaxhimin e Wengerit dhe Guardiolas”. “Ai mund të jetë i suksesshëm pasi e do shumë futbollin”.