Lionel Messi refuzoi ofertën e Manchester Cityt ku do përfitonte tre herë më shumë se sa te Barcelona, ka zbuluar Khaldoon al Mubarak.
Superylli i Argjentinës ishte i lidhur me një transferim shokues në Angli në vitin 2016, pasi Pep Guardiola mori timonin e menaxherit tek ‘Qytetarët’.
Spekulimet u rishfaqën vitin e kaluar pasi Barca u përpoq të merrte konfirmimin zyrtar për një marrëveshje të re, ku u fol se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të ishte gati për një fillim të ri. Në fund, Messi rinovoi kontratën deri në vitin 2021. I pyetur në një konferencë për mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth një lojtari që City do të donte të kishte nënshkruar, presidenti i Cityt Al Mubarak tha: “Messi”. ”Ne i kërkuam Guardiolës që të flasim me të, i ofruam atij trefishin e pagës që ai ka në Barcelonë, por ai kurrë nuk e pranoi”, deklaroi ai.