Interi ka tentuar në afatin e verës që ta transferoj Suson. Nerazurët u munduan që ta bindin Milanin që t’ua shes spanjollin, mirëpo ata e refuzuan kategorikisht ofertën e tyre.

Por, Interi nuk po tërhiqet me kaq, pasi do të tentoj transferimin e Susos në afatin e janarit. Nerazurët janë të gatshëm që tu ofrojnë rosonerëve, Marcelo Brozovicin dhe 15 milionë euro për shërbimet e spanjollit. Deri më tani, Suso ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në gjashtë ndeshje të Serie A.

Previous Next