Ylli i Liverpoolit dhe i Egjipti e ka pësuar një lëndim në minutën e 88’ në ndeshjen mes Egjiptit dhe Svazilandës në kuadër të kualifikimeve të Grupit J në Kupën e Afrikës.
Salah shënoi një supergol nga korneri, që ishte goli i katërt dhe i fundit për Kombëtaren e Egjiptit në fitoren 4-1 ndaj Svazilandës.
Ky ishte goli i parë pas katër ndeshjeve pa shënuar për Salahun. Asistenti i trajneri të Egjiptit ka thënë se Salahu ka pësuar zgjatje të muskulit, dhe pritet t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore për ta zbuluar konkretisht problemin.